Rama takohet me kreun e NATO-s në Bruksel, Mark Rutte vlerëson Shqipërinë

3 Nëntor 2026 | 17:39

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga takimi, duke u shprehur se bisedat me kreun e NATO-s janë gjithmonë të veçanta. Ai e cilësoi Rutte si një njohës të Europës dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit ka marrë vlerësime për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve si anëtar i NATO-s.

Rama ka falënderuar gjithashtu Rutte për vlerësimet dhe inkurajimin ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar takimin një mundësi për të diskutuar angazhimet e vendit në kuadër të Aleancës.

Në njoftimin e NATO-s ishte bërë e ditur se takimi do të zhvillohej pa një dalje publike për mediat.

Postimi i Edi Ramës:

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?

3 miliardë e 293 milionë e 763 mijë euro është vlera e përgjithshme e buxhetit të Kosovës të planifikuar për vitin 2027, sipas tabelave të...
17:07 | 03/11/2026

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni do të ndalonte...
16:55 | 03/11/2026

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të zhvillohet në datat 11-15 nëntor, siç ishte parashikuar fillimisht. Shoqata e Botuesve dhe grupi organizator...
15:56 | 03/11/2026