E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Sociale

“Lufta” kibernetike, Softa: Mbi 30 milionë sulme në 2026, çfarë po ndodh

Nga Franca në Belgjikë, Suedi dhe vende të tjera europiane, një valë sulmesh kibernetike ka vënë në shënjestër sistemet e ftohjes së supermarketeve, duke shkaktuar prishjen e produkteve ushqimore, ndërprerje të shitjeve dhe humbje të konsiderueshme financiare. Sulmet kanë nxjerrë në pah një rrezik të ri për sektorin e tregtisë me pakicë: cenueshmërinë e pajisjeve industriale të lidhura me internetin, të cilat mund të kontrollohen dhe manipulohen nga distanca.

Për këto sulme kibernetike dhe për sigurinë kombëtare ishte i ftuar në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili dha më shumë detaje për sulmet kibernetike, të cilën e quajti si luftën më të re, sidomos pas kohës së Covid.

“Bota ka ndryshuar shumë, sidomos pas Covid. Format e luftës kanë ndryshuar formë. Ka ndryshuar forma e luftës. Lufta kibernetik është në dy forma: shtetet nuk e sulmojnë më shtetin me tanke, por me hakerat. Ne u sulmuan nga Irani që u publikuan shumë materiale, por nuk na humbën lekët.

Jemi në një botë ku loja është një garë. Sa më shumë rritet sulmi, duhet rritur edhe mbrojtja. Mbi 30 milionë sulme në 2026. Nuk kemi provuar të kemi sulme fatale. Rasti i Greqisë e vende të tjera, pati sulme. Kur vendos që temperaturat e frigoriferëve ti komandosh në distancë.

Vjedhja e identitetit do të thotë që nuk je më ti. Marrësi i identitetit vepron në emër të individit për të bërë veprime. Mund të hyjë në bankë përmes hakerrimi. Ndërhyrje në kriptomonedha. Rrezik është nëse ndërhyhet në semafor, në sistemin e energjisë elektrike. Shumë vende kanë nisur ti porositin qytetarët për një situatë që nund të ndodhë”, tha Softa.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.