Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

3 Nëntor 2026 | 18:04

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit.

“Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump më tej shtoi se Shtetet e Bashkuara janë tashmë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në mbarë botën. Ai u shpreh se nëse amerikanët lodhen nga ai do të shkojë në Izrael dhe të zgjidhet kryeministër.

“Nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të lodheshin ndonjëherë prej meje, do të shpërngulesha në Izrael dhe do të bëhesha kryeministër”, u shpreh Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Shërbimet në linjën hekurudhore Madrid-Sevilje do të reduktohen pas aksidentit të javës së kaluar derisa Agjencia Spanjolle e Sigurisë Hekurudhore të shqyrtojë sistemin e sigurisë...
17:55 | 03/11/2026

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke nuk po i përmbush objektivat e aftësive të NATO-s, ka mungesë personeli dhe materialesh, dhe përmirësimi në vitet e ardhshme do të jetë...
17:45 | 03/11/2026

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Rusia duhet të tregojë se është serioze në lidhje me një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën në...
17:35 | 03/11/2026