Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një shuplakë i kushtoi dëgjimin përgjithmonë, arrestohet 38-vjeçari në Turqi

    Alarm në Evropë: Kërcënime me bomba në katër avionë brenda pak orësh

    Trump: Groenlanda, dhurata më e madhe që na ka bërë Evropa

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Një shuplakë i kushtoi dëgjimin përgjithmonë, arrestohet 38-vjeçari në Turqi
    Botë

    Një shuplakë i kushtoi dëgjimin përgjithmonë, arrestohet 38-vjeçari në Turqi

    November 3, 2026

    Një goditje me shuplakë në mes të rrugës i ka shkaktuar një gruaje në Turqi humbjen e dëgjimit në veshin e majtë. Për ngjarjen, e regjistruar në qytetin e Nevşehirit, është arrestuar një 38-vjeçar, i identifikuar si Tolga Çelik.

    Sulmi ndodhi në lagjen Kapucubaşı, jashtë një supermarketi. Sipas të dhënave të bëra publike, Çelik iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i incidentit u fiksua nga kamerat e sigurisë së zonës.

    Pas ngjarjes, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, ai mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur pa dashje.

    Megjithatë, ekzaminimet mjekësore zbuluan se gruaja kishte humbur dëgjimin në veshin e majtë. Sipas raportit mjekësor, dëmtimi nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë, por nuk përbënte rrezik për jetën.

    Pas përfundimit të hetimeve, policia ia referoi çështjen gjykatës, e cila vendosi arrestimin e 38-vjeçarit. Ai u dërgua në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë momentin e goditjes.

    përgjithmonë shuplakë turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një shuplakë i kushtoi dëgjimin përgjithmonë, arrestohet 38-vjeçari në Turqi

    November 3, 2026

    Alarm në Evropë: Kërcënime me bomba në katër avionë brenda pak orësh

    November 3, 2026

    Trump: Groenlanda, dhurata më e madhe që na ka bërë Evropa

    November 3, 2026

    Pas 15 vitesh, aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit: Gjykata e la pa përgjigje kërkesën për mbrojtje

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.