Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

3 Nëntor 2026 | 18:51

Një skandal financiar me vlerë miliarda dollarë ka përfshirë Turqinë, ku autoritetet po hetojnë 433 persona për manipulime të dyshuara në tregjet e investimeve. Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe drejtuesi i Bursës së Stambollit.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, deklaroi se hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë të dyshuar kriminal, me lidhje deri në nivelet e larta të administratës financiare.

Sipas tij, personat e përfshirë dyshohet se kishin ngritur një sistem ryshfetesh për të shmangur kontrollet dhe për të manipuluar çmimet e aksioneve.

Nga 433 personat nën hetim, 112 janë lënë në paraburgim, 186 janë liruar me kushte, ndërsa 38 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe drejtuesi i Bursës së Stambollit, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Skandali ka sjellë edhe ndryshime në institucionet financiare turke, përfshirë shkarkimin e drejtuesit të autoritetit rregullator të tregjeve të kapitalit dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Financave.

Ministri i Drejtësisë pretendoi gjithashtu se rrjeti kishte lidhje me figura politike dhe përfaqësues të mediave. Deri tani, pesë gazetarë janë ndaluar për akuza që lidhen me përhapjen e informacioneve të rreme rreth skandalit.

Autoritetet deklarojnë se kanë rikuperuar pasuri me vlerë rreth 536 milionë euro. Ndërkohë, sipas presidencës turke, deri më 30 tetor janë shpërndarë 97,3 miliardë lira për afro 250 mijë investitorë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në skemën e dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

Afganistani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara “të veprojnë me përgjegjësi”, pas raportimeve se Uashingtoni po përgatitet të dëbojë dhjetëra shtetas afganë drejt Pakistanit –...
18:46 | 03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Amerikanët votojnë këtë të martë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë se kush do të kontrollojë Kongresin dhe nëse presidenti Donald Trump...
18:46 | 03/11/2026

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

Ushtria amerikane ka kryer sulme të kufizuara ndaj ishullit Qeshm të Iranit, në Ngushticën strategjike të Hormuzit, duke shtuar tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Zyrtarë...
18:30 | 03/11/2026