‘Nesër do të jemi me 13 lojtarë’/ Allegri komenton ndeshjen me Porton: Napoli e ka fatin në duart e tij…
Futbolli kalon në plan të dytë në tribuna. Tifozët turq shfaqin mesazhe në mbështetje të popullit palestinez gjatë sfidës ndaj Stuttgartit.
Tifozët e Galatasarayt kanë përcjellë një mesazh në mbështetje të Gazës gjatë ndeshjes kundër Stuttgartit, duke shpalosur disa pankarta me përmbajtje politike dhe humanitare në shkallët e stadiumit.
Mesazhet e shfaqura në tribuna kanë tërhequr vëmendjen, pasi përmes tyre tifozët turq kanë shprehur solidaritetin me popullsinë në Gaza dhe kanë përcjellë thirrje për liri dhe ndërgjegjësim njerëzor.
Në pankartat e shpalosura në stadium shkruhej:
“Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është e robëruar.”
“Le të bashkohet njerëzimi, të marrë fund sionizmi.”

“Njerëzimi e humbi ndërgjegjen në Gaza.”

Përmes këtyre parullave, tifozët e Galatasarayt e kanë kthyer tribunën në një hapësirë për të përcjellë mesazhin e tyre për atë që po ndodh në Gaza.
Top Channel