Eksperti i sigurisë Xhavit Shala vlerëson se Presidenti amerikan Donald Trump do të përballet me vështirësi në zgjedhjet e mesmandatit, pasi çështjet e sigurisë kanë një ndjeshmëri të veçantë për qytetarët amerikanë.
Sipas tij, mospërmbushja e premtimeve në politikën e jashtme, veçanërisht për luftën në Ukrainë, mund të ndikojë në mbështetjen ndaj presidentit.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shala theksoi se situata nuk duhet parë thjesht si një fitore e demokratëve, por më tepër si humbje e mbështetjes për republikanët.
“Nuk është se po fitojnë demokratët se janë më të zotë, por po humbasin republikanët dhe normalisht demokratët kapën situatën dhe nxitën pjesëmarrjen, ku pjesëmarrja më e madhe është në disfavor të partisë në pushtet. Ndërsa amerikanët, qoftë edhe mbështetësit nëse nuk votojnë kundër, të paktën hezitojnë të votojnë, ose nuk shkojnë fare të votojnë. Nga këto 5 siguri, ai nuk po i trajton më këto. Në raportet ndërkombëtare dha premtimin për 24 orë për Ukrainën, ndërkohë që për dy vite s’ka patur zgjidhje. Amerikanët janë shumë të lidhur me çështjet e sigurisë, janë shumë të ndjeshëm. Kështu që mendoj që do ketë shumë probleme Trump”.










