
Kreu i Partisë Mundësia Shehaj u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar mes partitë e tjera të reja dhe protestuesit për të fituar bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 9 majit 2027.
Ai pohoi se mundësia opër të fituar Tiranën është e vërtetë dhe mbështetet në sondazhe të rregullta.
“Këto janë nga survejime të rregullta, sondazhe të rregullta. Ne kemi bërë propozimin edhe vitin e kaluar për Bashkinë e Tiranës, të nxjerrim një kandidaturë apolitike. Ajo formulë praktikisht nuk funksionoi, sepse nuk u bënë zgjedhjet, por vlen dhe sot. Kemi një faktor të ri, që janë protestuesit dhe protesta, dhe bëhet thirrje për ndryshim të klasës politike. Nëse isha i bindur se në zgjedhjet e kaluara një kandidat i mbështetur nga gjithë opozita fitonte, sot them se një kandidat i mbështetur vetëm nga partitë e reja dhe protestuesit ka gjasa të fitojë. Nga ana jonë e kemi thënë që jemi të hapur për bashkëpunim. Kur të duan, jemi të gatshëm”, tha Shehaj në emisionin Prime në News24.