VIDEO/ Interi shkatërron Feyenoordin në Roterdam, fitore bindëse për zikaltrit

VIDEO/ Interi shkatërron Feyenoordin në Roterdam, fitore bindëse për zikaltrit

21:16, 03/11/2026

Interi ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes në derbin ndaj Milanit, duke triumfuar 3-0 në transfertën kundër Feyenoordit, në Champions League. Skuadra e Simone Inzaghit dominoi takimin në “De Kuip”, duke siguruar një fitore të rëndësishme dhe duke ruajtur traditën pozitive ndaj ekipeve holandeze në këtë kompeticion.

Interi kalon në avantazh në transfertën ndaj Feyenoordit që në minutën e 8-të. Protagonist është Yann Bisseck, i cili realizon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi përfundon në cepin e majtë të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit vendas. Zikaltrit kryesojnë 0-1.

Feyenoord – Inter 0-1

Interi thellon avantazhin në transfertën ndaj Feyenoordit, duke çuar rezultatin në 0-2 në minutën e 34-t. Protagonist është Francesco Pio Esposito, i cili përfiton nga një krosim i saktë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke mposhtur portierin vendas pas një devijimi nga shtylla.

Feyenoord – Inter 0-2

Në pjesën e dytë, Feyenoordi nuk arriti të ndryshonte ritmin e lojës, ndërsa Interi vulosi fitoren në minutën e 54-t. Piotr Zielinski lëshoi një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në rrjetë pas prekjes së shtyllës.

Esposito shënoi sërish më vonë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në vazhdim, Interi administroi me qetësi rezultatin, ndërsa vendasit nuk arritën të krijonin raste të rrezikshme.

Kjo ishte fitorja e 11-të e Interit ndaj një skuadre holandeze në Champions League, krahas tre barazimeve. Për Feyenoordin, ndërkohë, ishte humbja e parë në shtëpi këtë sezon. Yann Bisseck u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco