Balde do të largohet në janar, Barcelona gjen mbrojtësin që i mungon në Serie A

3 Nëntor 2026
21:37
Telesport
back button

Alejandro Balde pritet të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së janarit. 23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick, gjermani rpeferon zgjedhje të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes para tij.

Në fakt, fundjavën e kaluar, ai u la në hije edhe nga Brian Fariñas, një lojtar nga akademia e të rinjve, i cili e nisi ndeshjen si titullar kundër Deportivo Alavés.

Duke qenë e vetëdijshme për situatën, Barelona ka filluar të marrë masa paraprake. Sipas Esport3, klubi katalanas ka nisur të shqyrtojë mundësinë e afrimit të Andrea Cambiaso-s, mbrojtësit polivalent të Juventusit që mund të zëvendësojë më së miri Balde në krahun e majtë, por që gjithashtu mund të shërbejë si një alternativë e vlefshme edhe për krahun tjetër të mbrojtjes, atë të djathtë apo në raste emergjente edhe si qendërmbrojtës.

Cambiaso është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029. Klubi bardhezi ka lënë të kuptohet se pretendon mbi 35 milionë euro për të lënë të lirë 26-vjeçarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit