Interi kalon në avantazh në transfertën ndaj Feyenoordit që në minutën e 8-të. Protagonist është Yann Bisseck, i cili realizon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Topi përfundon në cepin e majtë të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit vendas. Zikaltrit kryesojnë 0-1.
Interi thellon avantazhin në transfertën ndaj Feyenoordit, duke çuar rezultatin në 0-2 në minutën e 34-t. Protagonist është Francesco Pio Esposito, i cili përfiton nga një krosim i saktë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje me kokë, duke mposhtur portierin vendas pas një devijimi nga shtylla.
© SYRI.net
VIDEO/ Roma trondit ‘Djajtë e Kuq’ në ‘Old Trafford’, dy gola për 17 minuta
VIDEO/ Barcelona zhbllokon shpejt sfidën, Yamal ndëshkon Aston Villën
Galatasaray mposht Stuttgartin, Batrakov shkëlqen me ‘dopietë’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: