Lapaj: Veliaj të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë! Balaj: Ta nxjerrin dhe të çmendur

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka komentuar vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas Lapajt, e vetmja zgjidhje që i ka mbetur Veliajt tani është të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Por, me ironi, analisti Anri Bala tha se në këtë mënyrë Veliajn mund ta nxjerrin edhe të çmendur.
Pjesë nga biseda:
Balaj: Bashkëfajtor moral i gjësë, po, se kanë qenë në një ekip politik. Por të thuash bashkëfajtor për një njeri të persekutuar kështu…
Lapaj: Unë nuk kam mbështetur, por persekutimi që i është bërë Ilir Metës nuk i është bërë njeriut. Veliaj është bashkautor i këtij sistemi, e ka mbështetur pa kushte Edi Ramën. Madje ka udhëhequr proceset, ka bërë gjithçka që Rama të vijë në këtë pikë. Sistemi monstruoz ka filluar të hajë këmbët e veta. Kur çahet banda, grupimi më i fortë imponohet dhe fillon eliminimi. Së pari, eliminimi politik, së dyti, ekonomik, së treti, fizik. Sistemi i ngritur në Shqipëri, që bazohet te Maliqi dhe banda, prodhon këtë realitet. Unë e shoh vizitën e Gogut si përcjellje mesazhi. E para, ka vajtur në orar të papërshtatshëm; së dyti, kishte 20 muaj pa shkuar; së treti, shteti funksionon me protokoll, me shkresa zyrtare, me datë, me numër. Nuk shkohet me letra në xhep apo porosi në mendje. Në këtë kuptim, këto janë mesazhe të koduara të një bande të prishur në pazar, që pasi nuk u morën vesh në prapaskenë, po bëjnë luftë frontale. Nëse unë do të isha avokati i Veliajt… Sigurisht që ai është një nga njerëzit që ka bërë shumë dëme, por ka kohë për t’u bërë pishman. Është momenti i një pendese të madhe. Në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Balaj: Ta nxjerrin edhe të çmendur.
Lapaj: Ai duhet të bëhet pentito i drejtësisë. Kjo është mundësia e vetme.
Balaj: Mundësia e vetme është të fitojë gjyqin. Si mund të thuash që rruga e një të paraburgosuri është të bëhet pentito? Ti je avokat, me kaq mbarove punë.
Dudushi: Ai nuk flet si avokat, flet si drejtues i një partie politike.
Balaj: Nuk mundet një avokat të prezumojë të fajshëm një të paraburgosur.




