Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmohet, Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel

    Pas dënimit, Xhaka rikthehet te Zvicra, mban sërish shiritin e kapitenit

    E rëndë në Bulqizë, sulmohet nga ariu, humb jetën 53-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmohet, Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel
    Kryesore

    Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmohet, Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel

    November 3, 2026

    Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u bë gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, ku në fokus ishin siguria euroatlantike, kërcënimet e reja dhe roli i Shqipërisë në planet strategjike të NATO-s.

    Sipas njoftimit zyrtar, dy zyrtarët diskutuan për sfidat e sigurisë dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve aleate. Një vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, dezinformimi, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, të cilat kërkojnë një koordinim më të madh mes anëtarëve të Aleancës.

    Një tjetër temë e rëndësishme ishte zhvillimi i Korridorit VIII si një korridor për mobilitetin ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Ky projekt konsiderohet me rëndësi për lëvizjen e forcave dhe pajisjeve ushtarake, gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e krahut juglindor të NATO-s.

    Në këtë kuadër, gjatë takimit u diskutua edhe projekti i Porto Romanos, për të cilin u theksua rëndësia e zhvillimit të kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në funksion të nevojave strategjike të Aleancës.

    Çështja kryesore e takimit ishte gjithashtu organizimi i Samitit të NATO-s në Tiranë, i cili u rikonfirmua në vijim të vendimit të marrë më herët nga vendet anëtare. Për Shqipërinë, pritja e forumit më të lartë politik të Aleancës përbën një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e saj me partnerët euroatlantikë.

    Samiti pritet ta vendosë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në qendër të diskutimeve për sigurinë kolektive, në një periudhë të karakterizuar nga tensione dhe pasiguri gjeopolitike.

    Gjatë takimit me Rutte, Rama rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve si vend anëtar dhe për forcimin e partneritetit transatlantik.

    Bruksel Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmohet, Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel

    November 3, 2026

    Pas dënimit, Xhaka rikthehet te Zvicra, mban sërish shiritin e kapitenit

    November 3, 2026

    E rëndë në Bulqizë, sulmohet nga ariu, humb jetën 53-vjeçari

    November 3, 2026

    Sulmet kibernetike godasin edhe Gjermaninë, hakerët iu ngrenë temperaturat frigoriferëve, prishen ushqime me vlerë 360 mijë euro

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.