Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

3 Nëntor 2026 | 22:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë identifikuar edhe tre persona nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë.

Përmes një postimi, Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti.

Sipas Kurtit, të tre ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve dhe veprimtarë të çështjes kombëtare.

Ai ka bërë të ditur se Komisioni, së bashku me institucionet përkatëse, tashmë i ka informuar familjet e tyre.

Kurti ka shkruar se tre intelektualët u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe në prillin e vitit 1999 dhe u zhdukën me dhunë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, krahas kërkesës për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës.

Në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë civilë dhe mbi 1 mijë e 600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa shteti serb refuzon të kërkojë falje, madje mbron kriminelët që sot e kësaj dite shëtisin të lirë apo mbajnë poste të larta në Serbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?

3 miliardë e 293 milionë e 763 mijë euro është vlera e përgjithshme e buxhetit të Kosovës të planifikuar për vitin 2027, sipas tabelave të...
17:07 | 03/11/2026

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë...
16:24 | 03/11/2026

Pas 15 vitesh, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë për të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në...
15:15 | 03/11/2026