E martë, 3 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si do të shkojë përplasja Veliaj-Rama? Hoxha: Kryeministri kontrollon gjithçka. Bala: Është shpërthim i kontrolluar

Tensionet dhe përplasjet e fundit mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama ishin tema e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Pyetjes së moderatorit Ylli Rakipi se si do të shkojë kjo përplasje, analisti Artan Hoxha iu përgjigj se Rama është ai që kontrollon gjithçka dhe se kjo është një betejë e pabarabartë.

Ndërkohë, analisti Anri Bala theksoi se ky është një shpërthim i kontrolluar.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Si mund të shkojë përplasja Rama-Veliaj?

Abilekaj: A do të vazhdojë Rama të bëjë pushtetin të fortë? Se Rama fiton zgjedhjet, më shumë na bën kuriozë se si qeveris ai brenda partisë. Ky po na tregon se s’do të bëjë kurrë zgjedhje të lira.

Hoxha: Beteja e Ramës me Veliajn është njëlloj sikur Rama të ketë rojën e stadiumit, arbitrin dhe VAR-in. Si mund të ketë shans Veliaj? Apo, siç thotë Lapaj, “pendohu”. S’e di kush avokat e thotë këtë. Edhe po të dojë ai, nuk bëhet, se i thotë prokurori: “Mos fol”. Asnjë politikan s’e ka bërë deri tani. Për mua është e thjeshtë, Veliajt i hoqën edhe pushkën e drurit. Nuk ka shans të fitojë. Kemi një njeri me armatime të rënda. Mori edhe atë këshilltaren që flet për alienët, ajo do t’i japë një nivel tjetër këshillimi. Ne qeshim, por kjo është edhe për të qarë.

Rakipi: Kemi kohë edhe për të qarë.

Dudushi: Kjo histori do të shihet se çfarë do të ndodhë. Unë shikoj se PS-ja është në lojë. Socialistët kanë një gjë: më shumë sesa me liderin, janë të lidhur me idenë e përkatësisë. Liderin ata e durojnë deri në momentin që është fitues. Në momentin që lëkundet, socialistët janë: “Poshtë mbreti, rroftë mbreti”. Demokratët janë të lidhur me Berishën, socialistët janë të lidhur me PS-në. Rama mund të hapë edhe një dialog brenda PS-së.

Balaj: Për mua është shpërthim i kontrolluar. Rama e ka ditur prej kohësh tensionin e Veliajt. Veliaj, duke e ditur më mbrapa tensionin me Ramën, po bën një divorc politik dhe po ndjek projektin që do t’i shërbejë më shumë si projekt ligjor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.