Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

3 Nëntor 2026 | 22:45

Gazetarja Erla Mëhilli solli në “Now” zhvillimet e fundit nga zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Sipas Mëhillit, Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të komunitetit hebraik në Nju Jork që të votojnë, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi ndërsa ka vënë në shënjestër kandidaten demokrate për Senatin në Alaskë, duke sugjeruar dhe arrestimin e saj

“Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje komunitetit hebraik të Nju Jorkut: ‘Çdo votë ka rëndësi’. Gjithashtu, përmes postimeve, ka mbështetur kandidatët e tij dhe ka sulmuar rivalët. Për shembull, ka vënë në shënjestër kandidaten demokrate për Senatin në Alaskë, duke sugjeruar hetimin dhe arrestimin e saj, ndërsa ka ftuar elektoratin të votojë kandidatin republikan Sullivan. Ndërkohë, djali i presidentit, Donald Trump Jr., ka përmendur vrasjen e Charlie Kirk: ‘Votoni njësoj sikur ata të palës tjetër të ishin gati t’ju vrisnin vetëm sepse keni shprehur opinionet tuaja’, ka thënë ai”, tha Mëhilli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin, gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari, foli për zgjedhjet e mesmandatit dhe rëndësinë...
22:24 | 03/11/2026

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

I ftuar për të folur mbi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u ndal edhe te përdorimi i drogës nga popullsia...
22:05 | 03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA duke hedhur votat e tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor...
21:56 | 03/11/2026