
Kreu i PD-së Berisha u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme.
Kryedemokrati theksoi se PD-ja ofron kandidatë të përbashkët me të gjitha partitë për zgjedhjet e ardhshme lokale më 9 maj 2027.
“Nuk shkoj në protestë sepse është e studentëve. Në protestë ka me qindra të rinj të FRPD-së, ka qindra demokratë, por unë nuk shkoj sepse do merrte konotacionin sikur është protesta ime. Unë i ftoj prapë të gjitha partitë e reja që të bashkohemi. Jam i gatshëm të bashkohem me këdo që ka si qëllim largimin e Edi Ramës. Jemi të gatshëm të nxjerrim kandidatë të përbashkët në të githa bashkitë e vendit, për këshilltarët bashkiakë në gjithë vendin. Të gatshëm të ndryshojmë ligjin elektoral. Jemi të gatshëm të hyjmë në garë me lista të hapura.” – tha Berisha.