Gara për Tiranën, Lapaj: Kandidat të përbashkët me PD, s’kemi ndryshuar qëndrim

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për mundësinë e një kandidati të përbashkët të opozitës për Bashkinë e Tiranës.
I pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Lapaj tha se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim pas dakordësimit me PD-në për zotin Binaj, të cilin e kanë konsideruar si një kandidat përtej forcave politike.
Lapaj u shpreh se qëllimi i propozimit ishte shmangia e humbjes së votave dhe se qytetarët u përfshinë në përzgjedhjen e kandidatit.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: A mund të vendoset një kandidat i përbashkët për Bashkinë e Tiranës?
Lapaj: Ne kemi dakordësuar për zotin Binaj. E konsideruam të rëndësishme, sepse Tirana është kalaja më e rëndësishme. Nuk donim ta humbnim. Dhe ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Vitin e kaluar u propozua që të kishte një kandidat të përbashkët, që të mos humbnim asnjë votë. U vendos një kusht: kandidati të ishte përtej forcave politike. Thirrëm qytetarët dhe zgjodhëm Binajn.
/vizionplus.tv




