Një poster gjigant me mesazhe kërcënuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump është vendosur në sheshin Enghelab të Teheranit, duke përshkallëzuar retorikën antiamerikane të Iranit. Në të shfaqet Trump pas hekurave, me kokën e ulur, ndërsa mbishkrimi thotë: “Do ta vrasim Trumpin”. Posteri u vendos sot, ndërsa në një tjetër poster paraqitet Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, me fytyra të përgjakura dhe rroba të grisura.