Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se është i gatshëm të dërgojë forca federale në qytetet e drejtuara nga demokratët, edhe pa miratimin e autoriteteve lokale, nëse e konsideron të nevojshme. Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin “The Dan Bongino Show”, ku Trump u pyet për mundësinë e rikthimit të asaj që u përshkrua si “gjakderdhje në qytetet blu”.
I pyetur nëse do të ndërhynte në qytetet liberale edhe në rast se kryetarët e bashkive nuk do të bashkëpunonin me administratën e tij, Trump u përgjigj: “Do të vijë një moment kur do ta bëj këtë nëse do të më duhet”.
Gjatë intervistës telefonike, prezantuesi ngriti shqetësimin se zgjedhja e kandidatëve që ai i cilësoi si “demokratë socialistë”, si dhe mundësia e shkurtimeve të fondeve për policinë, mund të rikthenin situata të rënda në qytetet e drejtuara nga demokratët.
Trump pretendoi se ndërhyrjet e mëparshme në Memphis dhe New Orleans kishin dhënë rezultate pozitive, duke argumentuar se në të dyja rastet ishte kërkuar ndërhyrja nga guvernatorët.
“Duhet të të kërkojë guvernatori, kryetarët e bashkive”, deklaroi ai, duke shtuar se në këto qytete administrata e tij kishte bërë një punë të shkëlqyer.
Presidenti amerikan përmendi gjithashtu Uashingtonin si shembull të rezultateve të pretenduara në luftën kundër kriminalitetit, duke deklaruar: “Ne praktikisht nuk kemi krim në Uashington. Uashingtoni DC është një vend i sigurt”
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët vendosin për shumicën në Kongres dhe Senat
- 00:11 Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim
- 00:03 Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde
- 23:54 LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët vendosin për shumicën në Kongres dhe Senat
- 23:46 Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Europë, Italia mbledh urgjentisht shefat e inteligjencës
- 23:36 SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane
- 23:35 Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve