Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

4 Nëntor 2026 | 00:36

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur zyrtarisht periudhën 1–7 nëntor si “Javën e Antikomunizmit”, vetëm pak orë përpara se të nisnin të publikoheshin rezultatet kryesore të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një shpalljeje të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Trump u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë të bashkuar kundër asaj që ai e cilësoi si kërcënim komunist ndaj mënyrës amerikane të jetesës.

“Me anë të kësaj shpall javën nga 1 nëntori deri më 7 nëntor si Java e Antikomunizmit. U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të tyre kundër çdo kërcënimi ndaj mënyrës amerikane të jetesës dhe të mbrojnë flakën tonë të ndezur të lirisë nga errësira e komunizmit”, thuhet në shpalljen e presidentit amerikan.

Dokumenti u publikua nga Shtëpia e Bardhë përpara orës 18:00, sipas orës lindore amerikane. Ndërkohë, Trump shkroi në rrjetet sociale se po ndiqte në Fox News rezultatet paraprake të zgjedhjeve.

Presidenti amerikan ka përdorur vazhdimisht retorikën antikomuniste dhe antisosialiste ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ky mesazh ka qenë gjithashtu pjesë e strategjisë së tij për të fituar mbështetjen e votuesve latino-amerikanë, veçanërisht në Florida, ku komunitetet kubano-amerikane dhe grupe të tjera kanë lidhje historike me vende që kanë përjetuar regjime të majta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Evropa duhet të rrisë ndikimin e saj në arenën ndërkombëtare, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara mund të...
00:30 | 04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se është i gatshëm të dërgojë forca federale në qytetet e drejtuara nga demokratët, edhe...
00:27 | 04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Kompania teknologjike Apple ka paralajmëruar për rreziqet që paraqesin agjentët e inteligjencës artificiale, duke theksuar se ata mund të hyjnë në sistemet kompjuterike ose të...
00:11 | 04/11/2026