Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

4 Nëntor 2026 | 02:24

Senatori demokrat Jon Ossoff ka siguruar rizgjedhjen në Xhorxhia, duke mundur kongresmenin republikan Mike Collins, pas muajsh epërsie ndaj rivalit në sondazhe dhe në mbledhjen e fondeve për fushatën.

Fitorja e Ossoff pritet të ringjallë shpresat e demokratëve për të zgjeruar ndikimin në këtë shtet me konkurrencë të fortë mes dy partive, ku Donald Trump fitoi sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në zgjedhet e vitit 2020, Ossoff dhe kolegu i tij demokrat, senatori Raphael Warnock, ua morën republikanëve të dyja mandatet e Xhorxhias në Senat. Kjo ndodhi pasi Joe Biden u bë demokrati i parë në dekada që fitoi në këtë shtet në zgjedhjet presidenciale.

Sipas mediave ne SHBA, mandati i ri në Senat mund t’i shërbejë si pikënisje për një kandidaturë presidenciale në vitin 2028, nëse vendos të hyjë në garë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

Gjatë orës së ardhshme pritet të mbyllet votimi në 20 shtete të tjera amerikane, ndërsa vëmendja përqendrohet te garat e ngushta për Senatin në Teksas,...
02:07 | 04/11/2026

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, ka paralajmëruar nisjen e një hetimi pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, me fokus identifikimin e rasteve të...
01:08 | 04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Sipas raportimeve të CNN, rezultatet e para nga zgjedhjet e mesmandatit në Indiana tregojnë një performancë më të mirë të kandidatëve demokratë krahasuar me zgjedhjet...
00:58 | 04/11/2026