Galatasaray e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 4:2 ndaj Lillet, të martën Galata e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së katërt të Championsit.
E mposhti në Stamboll skuadrën gjermane, Stuttgart.
Në fitoren e Galatës shkëlqeu futbollisti rus, Aleksey Batrakov.
Ai i shënoi dy golat e fitores.
Edhe
Galatasaray fiton me rikthim të rezultatit ndaj Lillet
Golin e parë e realizoi në minutën e 12-të, kurse tre minuta më vonë e shënoi edhe golin e dytë.
Galatasaray nga katër ndeshje ka gjashtë pikë, derisa Stuttgarti ka një pikë më shumë se skuadra turke.
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë
Galatasaray e ka dominuar në tërësi pjesën e parë të ndeshjes kundër Stuttgartit.
Skuadra turke është duke fituar 2:0 pas pjesës së parë me golat e shënuar nga futbollisti rus, Alexey Batrakov.
Ai e realizoi golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa tre minuta më vonë e shënoi edhe golin e dytë.
Edhe
Galatasaray fiton me dy gola në minutat e fundit
Ndeshja e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve po luhet në Stamboll.
Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Sporting nuk ka dhënë gola.