Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke deklaruar se rezultatet nuk i konsideron si një qortim ndaj presidencës së tij.
Në një intervistë telefonike të drejtpërdrejtë për Fox News, Trump reagoi pasi CNN parashikoi fitore të demokratëve dhe marrjen e kontrollit të Kongresit amerikan.
“Por unë nuk e shoh si një goditje ndaj meje. Kemi pasur dy vitet më të mira në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë dhe të gjitha gjërave që kemi bërë”, deklaroi Trump.
I pyetur për mesazhin e tij të fundit drejtuar qytetarëve amerikanë, presidenti zgjodhi të përgëzonte demokratët për rezultatet e arritura.
“Urime demokratëve. Ata bënë një punë të mirë. Ata e kanë kërkuar këtë për 11 vjet dhe më në fund e morën”, u shpreh ai.
Gjatë së njëjtës intervistë, Trump kritikoi edhe disa prej kandidatëve republikanë që kishte mbështetur gjatë fushatës, duke i fajësuar për rezultatet negative.
Sipas presidentit, disa prej tyre nuk arritën të mobilizonin bazën republikane dhe të bindnin mbështetësit e tij që të dilnin në votime.
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin
Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut
- 06:45 Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
- 06:36 Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin
- 02:38 Senati amerikan, demokratët kryesojnë në shtatë gara kyçe
- 02:32 Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut
- 02:30 Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin
- 02:27 Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore