James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh
James Talarico iu drejtua mbështetësve të tij në një tubim në Austin të Teksasit, pasi fitoi garën për Senat, duke u bërë senatori i parë demokrat nga ky shtet në më shumë se tri dekada.
Gjatë fjalimit të tij, Talarico deklaroi se Teksasi tashmë është rikthyer në duart e demokratëve, duke theksuar se politika e bashkimit mund të kapërcejë ndasitë politike.
“Ne sapo e morëm përsëri Teksasin”, u shpreh ai mes duartrokitjeve të mbështetësve, duke shtuar: “Sapo treguam se një politikë përçarjeje nuk është në gjendje të krahasohet me një politikë dashurie”.
Talarico tha se gjatë fushatës kishte mbështetur të rinjtë, emigrantët dhe shtresat më të dobëta të shoqërisë. Ai gjithashtu theksoi se një nga mesazhet kryesore të fushatës ishte se pushteti politik duhet t’i përkasë qytetarëve dhe jo donatorëve miliarderë.
Në përfundim të fjalimit, ai iu drejtua mbështetësve duke u premtuar se do të vazhdojë të punojë në interes të tyre.
“Unë gjithmonë do t’ju shërbej dhe gjithmonë do të luftoj për ju”, deklaroi Talarico.
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin
- 07:13 Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!
- 06:45 Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!
- 06:36 Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin
- 06:35 Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve
- 02:38 Senati amerikan, demokratët kryesojnë në shtatë gara kyçe
- 02:32 Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut