Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

4 Nëntor 2026 | 07:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të fortë ushtarake.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndaj Teheranit, duke përmendur edhe mundësinë e një “goditjeje të rëndë”.

“Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar Iranit.

Gjatë intervistës, Trump foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke pranuar se rritja e çmimeve të benzinës ndikoi negativisht te republikanët. Sipas tij, votuesit nuk e mirëpritën faktin që u duhej të paguanin më shumë për karburantin.

Megjithatë, presidenti nuk i konsideroi humbjet e republikanëve si një goditje ndaj presidencës së tij, pavarësisht parashikimeve për humbjen e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit.

Ai përgëzoi demokratët për rezultatin, duke deklaruar se ata e kishin kërkuar prej shumë vitesh një fitore të tillë dhe më në fund ia kishin dalë.

Në përfundim, Trump mbrojti bilancin e administratës së tij gjatë dy viteve të fundit, duke veçuar ekonominë dhe sigurinë në kufirin jugor si dy prej arritjeve kryesore të presidencës së tij

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico iu drejtua mbështetësve të tij në një tubim në Austin të Teksasit, pasi fitoi garën për Senat, duke u bërë senatori i parë...
07:20 | 04/11/2026

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke deklaruar se rezultatet nuk i konsideron si...
07:13 | 04/11/2026

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të...
06:45 | 04/11/2026