Ndërsa demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit, Donald Trump ndau një foto në faqen e mediave sociale Truth të një kapeleje të kuqe ku fjala “MAGA” është zëvendësuar me fjalën “VETO”.
Në një seri postimesh, Trump shkroi se do të bëhet komentator politik, duke analizuar arsyet pse kandidatët fituan ose humbën zgjedhjet.
“Do të jem një komentator politik – i aftë për analiza pozitive dhe negative – se pse fituan ose humbën këta kandidatë!”
Presidenti Donald Trump kritikoi guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, pak pasi Abbott pranoi fitoren ndaj demokrates Gina Hinojosa në garën për guvernatore të Teksasit.
“Nëse Greg Abbott, Guvernatori i Teksasit, nuk do të ishte bërë një RINO në gjashtë muajt e fundit të Jetës së tij Politike, ai nuk do të kishte humbur. Ai u rikthye te formula e tij origjinale, dhe nuk ishte e bukur!”, shkroi Trump në Truth Social.
“RINO” është një term që përdoret për republikanët që konsiderohen se nuk ndjekin linjën tradicionale të partisë.
Para zgjedhjeve presidenti amerikan paralajmëroi se do të përdorë kompetencat e tij presidenciale nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit.
“Jam gati të përdor kompetenca të frikshme nëse demokratët marrin kontrollin”, është shprehur Trump.
Presidenti kishte paralajmëruar se, në rast të fitores së demokratëve, do të shndërrohej në “Mister Veto”, duke përdorur të drejtën e vetos presidenciale për të bllokuar nismat e tyre ligjore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.










