Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Vendi ynë gjatë ditës së mërkurë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.
Parashikohet që moti të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura.
Sipas parashikimit meteorologjik ushtarak, era do të fryjë me drejtim veri-verilindje dhe me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe përgjatë luginave, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 10 metra në sekondë.
Ndërkohë, në hapësirat detare valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



