Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

4 Nëntor 2026 | 08:27

Një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar se angazhimi për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve do të vazhdojë të intensifikohet.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin kundër grupeve kriminale dhe aktiviteteve që rrezikojnë sigurinë publike dhe shëndetin e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se...
08:21 | 04/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesëtarë të “Grupit...
22:21 | 03/11/2026

Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë identifikuar edhe tre persona nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë. Përmes...
22:08 | 03/11/2026