Edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me protestuesit.

Në sofrën e betonit para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin dialog.

Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.