Demokrati El-Sayed fiton në Michigan, duke u bërë senatori i parë mysliman në SHBA
Demokrati Abdul el-Sayed mund republikanin Mike Rogers për senator të Miçiganit, sipas selisë së Decision Desk dhe parashikimeve të medias amerikane.
Kujtojmë se Sayed është i afërt me krahun progresiv të Partisë Demokratike. Në këtë kontekst, ky zhvillim vjen gjithashtu si një fitore për progresistët dhe një disfatë për establishmentin e partisë, i cili kishte mbështetur kongresmenen Haley Stevens në zgjedhjet paraprake.
“Morët një rrezik duke mbështetur kandidatin më të pamundur”, i tha Sayed turmës, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.
“Michigan, mezi pres t’ju shërbej”, theksoi ai, pastaj vazhdoi të sulmonte kundërshtarin e tij për drejtimin e një fushate që u përqendrua në faktin se ai është mysliman.
“Ata zgjodhën të ndiqnin një nga fushatat zgjedhore më të shëmtuara që kemi parë prej një kohe të gjatë. Ata donin një Amerikë shumë të vogël për disa prej nesh. Ne e dimë se kjo është një Amerikë mjaftueshëm e madhe për të gjithë ne”, vuri në dukje ai.
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini
- 08:33 Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
- 08:27 Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime
- 08:27 Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona
- 08:21 Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat
- 08:14 Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja
- 08:09 Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini