FOTO - Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet makinës në garazh Foto Ilustruese

FOTO - Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet makinës në garazh

08:45, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në qytetin e Lezhës. Policia, në njoftimin zyrtar, thotë se lënda plasëse dyshohet se i është vendosur një automjeti, në pronësi të shtetastit A.N.

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”

Njoftimi

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco