Egnatia do të luajë të enjten, më 5 nëntor, në orën 21:00, ndeshjen e saj të tretë në Conference League. Përballë do të ketë Universitatea Craiova.
Një ditë përpara takimit, vëmendja e rrogozhinasve është edhe në Barcelona, ku Eljon Sota do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Teutës: dislokacion akut të kyçit të këmbës.
Të lidhura
None found
Është e qartë se Sota do të qëndrojë gjatë jashtë fushës, por Egnatia pret përfundimin e operacionit për të marrë një përgjigje përfundimtare. Më pas, mbrojtësi do të nisë fazën e rikuperimit.
Siç është bërë e ditur më parë, procesi i plotë i rikuperimit të Sotës mund të zgjasë 5-6 muaj. Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të humbasë pjesën më të madhe të sezonit dhe të kthehet në fushë gjatë fazës së fundit të Superiores.






