Barcelona synon Hincapien për janarin, Deco ka kontaktuar përfaqësuesit e tij

Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Piero Hincapies nga Arsenali gjatë merkatos së janarit.

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit 24-vjeçar ekuadorian, për të vlerësuar nëse marrëveshja mund të realizohet.

Të lidhura

None found

Hincapie nuk po luan aq sa dëshiron te Arsenali, dhe Barcelona shpreson ta shfrytëzojë këtë situatë për ta sjellë në “Camp Nou”. Deco dhe trajneri Hansi Flick e vlerësojnë për faktin se mund të aktivizohet si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë.

Megjithatë, largimi i tij në janar nuk pritet të jetë i thjeshtë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, raportohet se nuk dëshiron ta lejojë Hincapien të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Barcelona vijon të kërkojë përforcime në mbrojtje, ndërsa Hincapie është ndër emrat që po shqyrtohen për merkaton e janarit.