Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit duan politikë që bashkon, jo përçarjen

Botë | 2 minuta më parë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke theksuar se, pavarësisht se administratës aktuale i kanë mbetur edhe dy vjet mandat, demokratët duhet të përqendrohen te puna dhe përgjegjësitë që i presin.

“Edhe pse kësaj administrate i kanë mbetur ende dy vjet, puna jonë tani është të përveshim mëngët”, u shpreh Obama në një postim në rrjetet sociale.

Mw tej ai shkruan se, “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, tha ish-presidenti, i cili në javët e fundit ka marrë pjesë në disa tubime fushate në mbështetje të kandidatëve demokratë.

“Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që kandiduan në çdo rajon të vendit, madje edhe në zona që dikur konsideroheshin kauza të humbura. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe angazhimi për t’i vënë qytetarët e rajoneve dhe shteteve të tyre në radhë të pare”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për zyrtarët zgjedhorë dhe vullnetarët .

“Edhe pse kjo qeveri ka ende dy vjet në pushtet, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime aty ku mundemi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme