
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit në një garazh në Lezhë.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.