UECL në RTSH/ Egnatia nuk intrigon rivalët, U.Craiova ka shitur vetëm 4000 mijë bileta

Universitatea Craiova dhe Egnatia do të luhet në një stadium me rreth 11 mijë tifozë.
Sipas të dhënave të fundit për takimin e vlefshëm për javën e tretë të fazës së ligës së Conference League 2026-2027, i cili do të transmetohet në RTSH 1 HD, interesi i tifozëve rumunë ka qenë i vakët pasi deri më tani janë shitur vetëm 4.000 mijë bileta.
Klubi rumun ka njoftuar se 7.000 mijë bileta të tjera ishin shitur së bashku me ato të ndeshjes me Getafe-n dhe për rrejdhojë pritet që në stadiumin “Ion Oblemenco” deri më tani të jenë prezent vetëm 11.000 mijë tifozë.
Gjithsesi drejtuesit e klubit rumun presin që në orët e fundit të shesin bileta të tjera dhe në stadiumin me kapacitet prej 28.000 spektatorësh të jenë shitur të paktën 17.000-18.000 mijë bileta. Moti i keq në Craiova dhe dita e ndeshjes (e enjte) janë mes motiveve kryesore që kanë shtyrë tifozët të mos shfaqen në numër të konsiderueshëm në këtë takim. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



