Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Durrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta në një rrugë dytësore në lagjen 13 të qytetit bregdetar. Viktima është identifikuar si 48 vjeçari Landi Lila, që ka qenë pasagjer në automjetin e aksidentuar. Policia thotë se ka identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasi me inicialet G.Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë. Pas aksidentit, ky i fundit ka dërguar viktimën në spitalin e Kavajës dhe më pas është larguar pa pritur policinë. Fatkeqësisht, 48 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, teksa policia thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.