Napoli kthehet në fushën e lojës mbrëmjen e kësaj të mërkure teksa në Dragao do të përballet me Porton, një sfidë kjo që vjen pas humbjes me Juventusin në kampionat dhe që e bëri të zbresë në -14 pikë nga kreu i klasifikimit.

Është kjo një ndeshje ku skuadra napoletane luan shanset e saj të fundit dhe  në të cilën Massimiliano Allegri duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta sidomos në mbrojtje. Në ndeshjen ndaj Juventusit, u dëmtuan edhe Di Lorenzo e Olivera, të cilët iu shtohen Badiashile, Favasuli e Buongiorno që janë tashmë në infermieri. Shpresa e trajnerit toskan është që të rikuperojë të paktën Spinazzolën, në rast të kundërt Allegri do të jetë i detyruar të ndryshojë sistemin e lojës dhe të kthehet te skema 3-5-2.

Hipoteza është krijimi i një reparti mbrojtjeje të përbërë nga Beukema, Rrahmani dhe Rafa Marin me Meret në portë.

Në mesfushë është për t’u parë De Bruyne që ka një problem në kavilje, Gilmour është favorit për të luajtur që nga minuta e parë së bashku me McTominay dhe Anguissa; në krahun e djathtë është konfirmuar Politano, ndërsa në anën tjetër do të jetë sërish Noa Lang.

Në sulm mbetet vetëm Giovane për t’u vendosur përkrah Hojlund me danezin që duket se po e merr veten nga gripi, por nëse  nuk do të jetë plotësisht gati, atëherë Lucca është aty për ta zëvendësuar. Sfida mes Portos dhe Napolit do të luhet në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Top Channel.

Top Channel