BLUETOOTH

FOTOLAJM/ Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku i jep fund beqarisë? Postimi i aktorit ngre dyshime

18:13 - 24.08.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një postim i fundit i aktorit të humorit, Bes Kallaku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të hamendësojnë nëse ai mund të ketë bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij sentimentale.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ai shihet në një moment lutjeje, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është një unazë që mban në gisht.

Përkrah fotos, Besi ka zgjedhur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ndërsa ka shkruar shkurt: “Faleminderit Zot”.

Kaq ka mjaftuar që në komentet e postimit të nisin pyetjet dhe aludimet e fansave, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse unaza është një shenjë e një zhvillimi të ri dhe të rëndësishëm në jetën e tij personale.

Prej kohësh, Bes Kallaku është në një lidhje me Ejonën, për të cilën ka folur edhe publikisht. Aktori ka treguar më herët se partnerja e tij ka sjellë një ndryshim të madh në jetën e tij dhe e ka ndihmuar të rikthejë gëzimin pas një periudhe të vështirë.

bes kallaku1

Aktori i ka bërë gjithashtu një dedikim të veçantë Ejonës, përmes një tatuazhi me emrin e saj, të shoqëruar me një datë dhe një frazë personale.

bes-kallaku1

Megjithatë, pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë lidhja e tyre, dyshja ka zgjedhur të jetë e rezervuar sa i përket detajeve të marrëdhënies dhe nuk ka preferuar ta ekspozojë plotësisht jetën private.

Bes Kallaku (2)

Jeta sentimentale e Bes Kallakut ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Dyshja, e cila kishte një martesë disa vjeçare dhe dy fëmijë, konfirmoi ndarjen në vitin 2024, pas një periudhe ku marrëdhënia e tyre ishte komentuar gjerësisht në publik.

Pas divorcit, si Bes Kallaku ashtu edhe Xhensila Myrtezaj kanë vijuar jetën e tyre, ndërsa të dy janë treguar të kujdesshëm në deklaratat për jetën private dhe familjen.

Bes Kallaku (1)bes-kallaku-xhensilaxhensila-myrtezaj-ajka-bes-kallaku


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.