AKTUALITET

VIDEOLAJM/ Studentet në protestë, imitojnë politikanët: Luajnë poker dhe ndajnë Shqipërinë!

21:18 - 22.07.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një performancë simbolike e realizuar nga studentët ka tërhequr vëmendjen në protestën para Kryeministrisë. Përmes një skene, ata kanë imituar klasën politike, duke i paraqitur ata sikur po luajnë poker me fatin e Shqipërisë.

Studentët u ulën rreth një tavoline me letra bixhozi, ndërsa mbanin para fytyrës fotografitë e disa figurave politike, mes tyre Edi Rama, Sali Berisha, Belinda Balluku, Taulant Balla, Erion Braçe, Flamur Noka, Sara Mila, Zegjine Çaushi dhe Ardit Bido.

Detaji që spikati ishin çipat e pokerit, të cilët nuk kishin vlera monetare, por mbanin fotografi të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin se qytetet dhe pasuritë e vendit po trajtohen si “bast” në një lojë politike.

protesta cipa studentet poket loja me poker edi rama balluku berisha (3)

Në secilin çip, krahas emrit të qytetit, ishte vendosur edhe një çmim simbolik, duke treguar se si qytetet e Shqipërisë po “vihen në shitje” apo po “tregtohen” nga politika.

protesta cipa studentet poket loja me poker edi rama balluku berisha (2)

Performanca e tyre u zhvillua në sheshin para Kryeministrisë, ku prej 53 ditësh zhvillohet protestë kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.

https://youtube.com/shorts/j93vYfubuyg?si=MUqY9n1ychycFPJm

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.