E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen 83 doza kanabis

Një 18-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Impuls”, Policia ka vënë në pranga Klevis Paplekajn, banues në Ishull-Lezhë.

Sipas Policisë, i riu u kap në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Gjatë kontrollit të ushtruar më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën edhe doza të tjera të lëndës narkotike.

Në total, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 83 doza të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe një telefon celular.

Reklamë

Nga hetimet paraprake dyshohet se 18-vjeçari ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Lezhës, kryesisht pranë ambienteve shkollore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.