Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvendoset te spitali i burgut të Fierit, shkak fraktura që ka në këmbë

    Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, skenarët që mund të ndryshojnë marrëdhëniet me Evropën

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës
    Të tjera

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    November 4, 2026
    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit 'Nënë Tereza', simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    Sot, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në stërvitje do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), Policia e Shtetit, ALBCONTROL, Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

     Stërvitja do të zhvillohet mbi bazën e një skenari të simuluar, që parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit.

    Qëllimi është testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të njësive të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

    “Gjatë zhvillimit të stërvitjes, qytetarët mund të konstatojnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.  Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale”, thuhet më tej në njoftim.

    Stërvitja synon rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave pjesëmarrëse dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.

    Aeroporti i Tiranës Aeroporti Nënë Tereza aviacioni civil avion jashtë pistës ekipet e shpëtimit Emergjencat Civile kërkim-shpëtimi reagimi ndaj emergjencave Rinas siguria ajrore siguria në aeroport simulim emergjence stërvitje kërkim-shpëtimi ushtrime emergjence
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvendoset te spitali i burgut të Fierit, shkak fraktura që ka në këmbë

    November 4, 2026

    Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, skenarët që mund të ndryshojnë marrëdhëniet me Evropën

    November 4, 2026

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet dalja e një avioni jashtë pistës

    November 4, 2026

    Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë. Sekuestrohen 83 doza kanabis (EMRI)

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.