Akti normativ/ Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 36 persona me nga 5 mijë lekë

Policia e Tiranës ka vendosur 36 masa administrative ndaj personave që, gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, bllokuan rrugët dhe penguan qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit të Policisë, kundërvajtjet janë konstatuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve, përmes megafonit, për lirimin e rrugës, personat në fjalë nuk iu bindën urdhrave.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, dhe pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej tyre është plotësuar procesverbali përkatës dhe është vendosur gjobë prej 5 mijë lekësh.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



