Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë në kohë nga makina sapo ka konstatuar flakët.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.













