Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Real Madridi është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, edhe pse marrëveshja ende nuk është arritur.
Futbollisti 16-vjeçar vlerësohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit botëror. Së fundmi është raportuar se ai synon të largohet nga Manchester Unitedi, pasi vetë lojtari dhe përfaqësuesit e tij mendojnë se zhvillimi i tij duhet të vazhdojë në një klub tjetër. Gabriel është i pakënaqur me situatën aktuale te skuadra angleze.
Të lidhura
None found
Interesim për të kanë shprehur disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë përmendur si destinacione të mundshme, ndërsa Real Madridi është konsideruar prej javësh si favoriti kryesor.
Romano ka zbuluar se Gabriel ka qëndruar në Madrid ditët e fundit dhe se kalimi i tij te klubi spanjoll mund të bëhet realitet gjatë muajit të ardhshëm.
“Djali ka qëndruar në Madrid për disa ditë gjatë javëve të fundit. Ai po stërvitet shumë për t’u përgatitur për janarin, kur do të ketë mundësi t’i bashkohet një klubi të ri”, u shpreh Romano në kanalin e tij në YouTube.
“Real Madridi mbetet favorit i qartë për të nënshkruar me JJ Gabrielin. Për momentin, pritshmëritë e të gjitha palëve të përfshira janë që JJ Gabriel të transferohet te Real Madridi.
“Gjithmonë ju kam thënë se Spanja ishte destinacioni më i mundshëm për JJ Gabrielin dhe tani mund të themi se Real Madridi vazhdon të jetë klubi që prin në këtë garë”, shtoi gazetari italian.






