Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i makinës luksoze në Lezhë, emër i njohur për policinë

    Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

    Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë
    Lajmet e fundit

    Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

    November 4, 2026
    Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

    Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se realitetet gjeopolitike e kanë bërë zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo, sipas Ministrit të Jashtëm, nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve, sepse reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë.

    “Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane”, theksoi Hoxha.

    Shqipëria, për Ministrin e Jashtëm, nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE.

    “Anëtarësimi në BE fitohet me meritë, nuk dhurohet si akt solidariteti. Fitohet reformë pas reforme, kapitull pas kapitulli, standard pas standardi, duke ndërtuar institucione funksionale, demokratike dhe të përgjegjshme, për të cilat Shqipëria ka nevojë për veten e saj dhe që anëtarësimi në BE kërkon. Shqipëria po bën pikërisht këtë: reforma, zbatim, llogaridhënie dhe vlerësim mbi bazën e meritës. Por një proces i bazuar në meritë duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret.

    Sepse zgjerimi nuk ka të bëjë thjesht me një Bashkim Europian më të madh. Ka të bëjë me një Europë më të fortë, më të sigurt dhe, më në fund, të bashkuar plotësisht”, është shprehur Hoxha.

    anëtarësimi në Bashkimin Evropian Berlin diplomacia shqiptare Ferit Hoxha integrimi evropian kriteret e anëtarësimit marrëdhëniet Shqipëri-BE Negociatat me BE-në Procesi i negociatave rruga drejt Bashkimit Evropian Shqipëria në BE vlerësimi mbi meritë Zgjerimi i BE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i makinës luksoze në Lezhë, emër i njohur për policinë

    November 4, 2026

    Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

    November 4, 2026

    Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

    November 4, 2026

    Berisha: Punova gjithë verës duke mobilizuar njerëz për te protesta e “Flamingove”

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.