“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë monitorim të shtuar edhe për produktet ushqimore, në kuadër të uljes së TVSH-së. Ndërkohë, theksoi se qeveria po shqyrton ngritjen e një bordi permanent të transparencës dhe përdorimin e teknologjisë, përmes sistemit “Price Watch”, për të ndjekur çmimet nga importi deri te konsumatori final.
Gjatë diskutimit, Malaj bëri me dije se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 8.7% më të larta se pritshmëritë për vitin 2026. Sipas tij, në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar rritja ekonomike, indeksimi dhe zbatimi i masave fiskale, ndërsa efekti i kursit të këmbimit ka qenë i vogël, në masën 7-10%.
“Rritja e TVSH-së standarde mundohet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë.
Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do të ketë për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shohim mundësinë nëse do të ketë edhe bord transparence permanent. Po shohim mundësinë e teknologjisë së informacionit, si Price Watch, për të parë rrugën e çmimit nga importi deri te konsumatori final.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 8.7% më shumë se të ardhurat e pritshme në 2026. Kontributet e sigurimeve, 210.3 mld lekë. Efekti i rritjes ekonomike, efekti nga indeksimi, efekti i zbatimit të masave fiskale, efektet e masave fiskale, implementimi i strategjisë afatmesme.
Për vitin 2026, ndikim ka pasur rritja ekonomike. Efektet e kursit të këmbimit kanë ndikim të vogël, nga 7-10%”, u shpreh Malaj.
Finalizohen 3 operacione në Vlorë, arrestohen 3 persona të kërkuar për vrasje, vjedhje dhe kultivim të narkotikëve
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
Rama ndan videon nga segmenti rrugor Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne, shtysë e re për zhvillimin e turizmit
- 11:59 Ari rritet me më shumë se 2% pas zgjedhjeve në SHBA, kalon 4 000 dollarë
- 11:56 Pierce Brosnan “tregon” James Bondin e ardhshëm
- 11:42 Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje
- 11:26 Finalizohen 3 operacione në Vlorë, arrestohen 3 persona të kërkuar për vrasje, vjedhje dhe kultivim të narkotikëve
- 11:17 Zelenskyy dekoron Melania Trump me “Urdhrin e Princeshës Olga” për kontributin në armëpushimin humanitar në Oleshky
- 11:09 “Obama i ri” i demokratëve? Kush është 39-vjeçari Jon Ossoff, i cili fitoi lehtësisht në Xhorxhia?