Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Lalar.
Mjeti tip “Ford” është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë, ndërsa drejtuesi ka arritur të dalë në kohë, sapo ka konstatuar flakët. Për pasojë, ai nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Patosit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të zjarrit












