Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje në protestën kombëtare që opozita do të zhvillojë këtë të shtunë, në mbështetje të lëvizjes studentore.
Përmes një mesazhi të publikuar, Berisha u ka kërkuar qytetarëve të mblidhen në orën 12:00 përpara Kryeministrisë, duke i ftuar t’i bashkohen tubimit.
Partia Demokratike dhe opozita kanë shprehur mbështetjen për protestën qytetare të të rinjve që prej nisjes së saj. Në këtë kuadër, gjatë tri të shtunave të fundit, opozita ka organizuar edhe tre protesta kombëtare, duke iu bashkuar revoltës studentore.
Tubimi i radhës pritet të mbahet këtë të shtunë, në orën 12:00, përpara godinës së Kryeministrisë.












